Emerson Palmieri në Serie mirëpo tek rivalët e Interit!

Emerson Palmieri padyshim që ka qenë objektivi ndoshta edhe më i rëndësishëm i Antonio Contes që prej verës së kaluar dhe tashmë lajmë të këqija vijnë nga Londra për Neroazzurët.

Tashmë Juventusi ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e tij dhe kampionët në fuqi janë më të avancuar në këtë garë sesa Neroazzurët.

La Gazzetta dello Sport raporton se Zonja e Vjetër nuk është e kënaqur me Alex Sandron dhe tashmë po kërkon transferimin e mbrojtësit të Chelseas i cili nuk po kalon një moment të mirë tek Blutë.

Juventus tashmë duhet vetëm që të bëjë një ofertë në drejtim të londinezëve pasiqë edhe pas ardhjes së Thomas Tuchel, Emerson Palmieri përsëri nuk është në planet e kësaj skuadre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here