Bombë nga Italia: Edinson Cavani rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Edinson Cavani rikthehet në Serie A.

Pas një sezoni te United, Edinson Cavani sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Old Trafford.

Uruguaiani ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar shtatë gola, mirëpo nuk dëshiron ta rinovojë kontratën me Djajtë e Kuq.

Cavani do të largohet nga United si lojtarë i lirë, ndërsa mediat italiane raportojnë se Inter synon transferimin e tij.

Neroaxurët kanë kthyer vëmendjen kah Cavani, pasiqë Aguero është pranë transferimit te Barcelona.

Edhe pse 34-vjeç, te Inter e shohin Cavanin si një përforcim ideal për vijën e sulmit dhe Marotta do të kontaktojë  agjentin e uruguaianit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here