Pozita e Zinedine Zidane në stolin e Real Madrid është vënë shumë në dyshim gjatë këtij sezoni për shkak të formës së dobët që ka treguar skuadra madrilene.
Joachim Low është emri i fundit që është përmendur që ka shumë mundësi të zërë vendin e francezit pasi këtë verë mund të lërë kombëtaren dhe të transferohet në Spanjë.
Një gjë e tillë është shumë e mundur të ndodhë dhe vendin e punës Zidanit mund tja shpëtojë vetëm një triumfim i mundshëm në Champions League ose fitimi i La Ligas.