PSG akoma e interesuar për Alli!

Paris Saint Germain akoma nuk ka hequr dorë nga mundësia për të nënshkruar me Dele Alli.

Përkundër faktit që dështuan ta transferonin atë gjatë afatit kalimtar të janarit, skuadra pariziene është e vendosur që gjatë kësaj vere ta sjellë yllin e Tottenham në Stade des Prince.

Alli nuk është emri i vetëm që po kërkohet nga PSG pasi edhe mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic është në radarët e Al-Khealifit pasi janë në kërkim edhe të një mesfushori me tipare mbrojtësi si të serbit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here