Lukaku larg Interit, 85 milionë euro për të nga gjiganti europian!

Njeriu i momentit tek Inter padyshim që është Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg tashmë ka rënë në sytë e Atletico Madrid dhe gjiganti spanjoll është duke bërë gati një ofertë të majme për të siguruar shërbimet e tij këtë verë.

Shifra që pritet të ofrohet është rreth 85 milionë euro por jo e gjitha do të ofrohet në formë parash pasi Atletico po bën gati që në bisedime të përfshijë edhe Renan Lodi, një mbrojtës brazilian i cili ka një vlerë rreth 35-40 milionë euro.

Një gjë e tillë ka bërë që edhe drejtuesit Neroazzurë të mendojnë pasi një emër i tillë në mbrojtje dhe 50 milionë euro do të ishin një frymëmarrje e madhe për këtë skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here