Lamtumirë Atalanta, Milan transferon yllin e kësaj skuadre!

Skuadra e Milani i ka kthyer sytë tashmë kah futbollisti i skuadrës së Atalantas, Matteo Pessina.

Rossonerët janë në Pole Position për të siguruar shërbimet e futbollistit të skuadrës nga Bergamo.

Mesfushori i lindur në 1997 ishte padyshim njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Gian Piero Gasperinit dhe tashmë ky emër mund të bëhet pjesë e Rossonerëve gjatë kësaj vere.

Pessina sot ka një çmimi rreth 20 milionë euro mirëpo ekziston një mundësi që Milan mund ta transferojë atë me gjysmë çmimi.

Mediat në Itali kanë favorizuar shumë një transferim tek Milan para një qëndrimi edhe për një vit tek Atalanta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here