Haaland i jep ultimatum skuadrës së Dortmund!

Sulmuesi duket shumë i frustruar me skuadrën e tij dhe do të largohet këtë verë në qoftë se dështojnë për tu kualifikuar në Champions League.

Pas barazimit të së shtunës dhe daljes së shpejtë nga fusha, Haaland i ka bërë të ditur agjentit të tij që dëshiron largimin nga skuadra në qoftë se dështojnë të kualifikohen në Champions League.

Dortmund ndodhet momentalisht në vendin e pestë, 4 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga skuadra e Eintracht Frankfurt.

Norvegjezi këtë sezon ka shënuar 21 gola në Bundesliga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here