Real Madrid po mendon për merkaton e verës që nuk është edhe shumë larg.
Drejtuesit e “Los Blancos” kanë nisur të studiojnë objektivat e mundshëm dhe një prej tyre është një emër shumë i njohur.
Bëhet fjalë për Naby Keita, i cili nuk ka patur impaktin që pritej te Liverpooli. Mesfushori e ka humbur vendin e tij në formacion dhe nga kjo gjë kërkon të përfitojë Real Madrid. “Todofichajes” bën me dije se drejtuesit nga Madridi kanë nisur bisedimet e para për të bindur Liverpoolin.
Real kërkon të përforcojë mesfushën, në mënyrë që trajneri Zidane të ketë mundësi rotacioni, me ekipin që sezonin e ardhshëm do të luftojë fort për çdo front, si në Spanjë, ashtu edhe në Europë.