Revolucion tek Juventus, 100 milionë euro për një sulmues!

Juventus po bëhet gati për çmendurira gjatë merkatos së kësaj vere pasi nuk e ka ndërmend që të kursehet aspak sa i përket përforcimeve.

Tashmë në radarët e Zonjës së Vjetër ka hyrë sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah që e njeh shumë mirë Serie A pasi më herët ka qenë pjesë e Romës.

Don Balon ka publikuar një shkrim të plotë për këtë interes dhe ka shpjeguar sesi do të grumbullohet një shifër e tillë në këtë periudhë të krizës ekonomike.

Më shumë se gjysma e kësaj shume pritet të vijë nga shitja e Paolo Dybalas tek Manchester United ose tek Paris Saint Germain për një shumë që pritet të kalojë shifrën 50 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here