Nuk është Wijnaldum, Inter transferon një tjetër futbollist nga Liverpooli

Asgjë nga Wijnaldum, Inter transferon një tjetër futbollist nga Liverpooli.

Te Inter kanë filluar të punojnë për merkaton e verës dhe Beppe Marotta ka piketuar disa lojtarë.

Neroaxurët janë në kërkim të një sulmuesi që do ta zëvendësojë Lukakun dhe Lautaron.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Inter synon transferimin e Divock Origit nga Liverpooli.

Origi ka kontratë me Reds deri në vitin 2024, mirëpo në fund të sezonit do të largohet nga Anfield.

Belgu është i gatshëm të transferohet te Interi, ndërsa Neroaxurët do të paguajnë 15 milionë euro për kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here