Koeman ‘dëbon’ Pjanic, boshnjaku përsëri në Serie A por jo tek Juventusi!

Mediat spanjolle i kanë kushtuar rëndësi mesfushorit boshnjak Miralem Pjanic dhe vendimit që Barcelona ka marrë për ta shitur atë gjatë kësaj vere.

Ai nuk preferohet nga trajneri Ronald Koeman dhe do lërë Camp Nou akoma pa mbushur një vit që kur erdhi nga Juventusi.

Pjanic deri më tani ka luajtur në përgjithësi vetëm 1265 minuta për katalanasit, shifër kjo absolutisht e ulët duke marrë parasysh që po shkojmë kah fundi i sezonit.

Në këtë moment versioni më i mundshëm është i rikthimit në Serie A pasi për të interesim të madh kanë shfaqur udhëheqësit e kampionatit, Interi.

Duket se skuadra e Contes synon transferimin e tij me një shifër më të ulët sesa që e bleu Barcelona nga Juventusi dhe një marrëveshje e tillë është shumë e arritshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here