Donnarumma mund të largohet, Milan ka gjetur pasuesin e tij!

Gianluigi Donnarumma padyshim që ka qenë tema më e nxehtë tash e disa muaj tek skuadra e Milanit për shkak të mundësisë së tij për tu larguar nga skuadra gjatë janarit ose kësaj vere.

Rossonerët deri më tani kanë qenë në vështirësi të madhe për shkak se mund të mbesnin pa një emër të denjë për të zëvëndësuar atë mirëpo duket se një problem i tillë tashmë është zhdukur.

Bëhet fjalë për Mike Maignan i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Lille dhe pritet që të transferohet në San Siro për një shifër prej rreth 10 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here