Vidal tek Sevilla, ylli i andaluzianëve tek Neroazzurët!

Arturo Vidal këtë sezon do të largohet nga Interi mirëpo duket se do ti shërbejë kësaj skuadre për të sjellë një futbollist tjetër në San Siro.

Bëhet fjalë për Papu Gomez të Sevillas me të cilin mesfushori kilian mund të shkëmbehet gjatë kësaj vere.

Argjentinasi deri vitin e kaluar ishte pjesë e Atalantas nga e cila u largua për shkak të pakënaqësive me Gian Piero Gasperinin ndërsa tani tek Sevilla ka filluar të hasë në vështirësi dhe këtë sezon ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje.

Nga ana tjetër Vidal nuk është më në planet e Interit dhe mund të jetë një emër shumë i pëlqyer nga skuadra andaluze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here