Bayern transferon yllin e Realit me kosto zero

Bayern Munchen është shumë pranë një tjetër goditjeje për merkaton e verës.

Pasi ka siguruar shërbimet e Dayou Upamecanos, i cili do të vijë nga Leipzig, tashmë është shumë pranë Lucas Vasquez.

Spanjolli është në fund të kontratës me Realin e Madridit dhe nuk ka pranuar të rinovojë.

Sipas “AS”, Vasquez ka gjetur marrëveshjen me Bayernin dhe do të kalojë në Gjermani për sezonin e ardhshëm.

Në rast se marrëveshja konkretizohet, do të ishte një goditje e zgjuar nga kampi i Bayern, që siguron një lojtar me shumë eksperiencë, duke mos paguar asnjë qindarkë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here