Eric Garcia ka refuzuar ofertat e skuadrave si Chelsea dhe Arsenal për tu transferuar tek skuadra e Barcelonës gjatë kësaj vere, supozon kështu Daily Star.
Qendërmbrojtësi i Manchester City është i vendosur për tu larguar kur kontrata e tij të skadojë dhe mundësitë e tij për të qëndruar në Angli duken shumë të vogla.
Garcia është një futbollist me prejardhje katalanase që ka dalë nga akademia e La Masias dhe për këtë arsye po synon që gjatë kësaj vere të rikthehet tek skuadra e Ronald Koeman.