Djajtë e Kuq kanë filluar ndjekjen ndaj yllit të Atletico Madrid.
Manchester United tashmë kanë bërë gati një ofertë prej 80 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Atletico Madrid, Marcos Llorente, raporton AS.
Skuadra angleze pritej që këtë verë të kishte fokusin e saj më të madh në mbrojtje por mesa duket Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur që të investojë një shifër të tillë edhe për repartin e mesfushës.
Kjo për arsyen se Paul Pogba këtë verë mund të rikthehet përsëri tek Juventusi.