Asgjë nga rinovimi, Belotti dëshiron transferimin tek kjo skuadër!

Përkundër punës që po bën Torino për të bindur Andrea Belottin që të qëndrojë akoma tek kjo skuadër duket se kjo gjë do të jetë e kotë për arsye se ai po kërkon transferimin tek një skuadër ku mund të luftojë për tituj.

Paolo Maldini nuk ka ndalur interesimin për të dhe kjo gjë mund të konkretizohet me një transferim të tij këtë verë në San Siro.

Belotti tek Rossonerët pritet që të zërë vendin e Zlatan Ibrahimovic i cili më së shumti mund të jetë pjesë e Milanit edhe për një sezon tjetër.

Tuttosport raporton që akoma nuk janë diskutuar detajet si psh paga dhe kontrata por vullneti ekziston tek të dy palët që një marrëveshje të arrihet sa më shpejtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here