Nabil Fekir në Serie A!

Nabil Fekir edhe publikisht ka shprehur dëshirën që pas përfundimit të këtij sezoni të transferohet tek skuadra e Interit, raporton Estadio Deportivo.

Ai më herët kishte qenë pranë transferimit tek skuadra e Liverpoolit por në fund zgjodhi skuadrën e Real Betis.

Mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar plotësisht pasi francezi tashmë është duke kërkuar ti bashkohet Neroazzurëve gjatë kësaj vere, dëshirë kjo që mund të plotësohet nga skuadra e Contes të cilët janë gjithashtu në kërkim të një sulmuesi.

Fekir verën e kaluar ishte pranë një transferimi tek Milan ndërsa gjërat tashmë kanë marrë një kahje komplet të kundërt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here