Juventus do shesë dy yjet e saj për transferimin e Pogbas!

Gjigantët e Torinos tash e një kohë të gjatë janë duke u përfolur për një rikthim të mundshëm të Paul Pogbas prej Manchester United.

Juventus është duke synuar shitjen e Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot për të krijuar fondet e nevojshme për rikthimin e francezit.

Zonja e Vjetër ka një kohë të gjatë që po përgatitet për një transferim të tillë dhe duket se dyshja Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot do të jenë ‘kurbani’.

Calciomercato raporton se interesim për këtë dyshe kanë shfaqur skuadrat e West Ham dhe Crystal Palace për Ramsey ndërkohë që për Rabiot të interesuara janë Manchester City dhe Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here