Bale dëshiron rikthimin te Reali, por koha e tij në Madrid ka mbaruar

Gareth Bale ka gjetur përsëri buzëqeshjen te Tottenham nën drejtimin e Jose Mourinho-s.

Gola, asiste, paraqitje shumë të mira dhe shumë gjëra të tjera në javët e fundit në Premier League.

Uellsiani është në pronësi të Real Madrid dhe dëshira e tij është të kthehet në Spanjë në fund të sezonit për vitin e tij të fundit të kontratës me Los Blancos.

Megjithatë, Real-i ka një ide tjetër. Siç ka bërë të ditur Marca, madrilenët nuk e duan më dhe besojnë se cikli i tij ka mbaruar. Për këtë arsye, objektivi është ai që ta largojnë, qoftë edhe me kosto zero për të mos rënduar arkat e klubit me rrogën e tij.

Tani mbetet të kuptohet nëse e ardhmja e Bale do të jetë te Tottenham apo te një klub tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here