Nabil Fekir ka përfunduar në shënjestrën e Arsenalit, raportojnë mediat spanjolle.
Mesfushori francez ka kontratë me Betisin deri në vitin 2023, mirëpo në fund të sezonit pritet të largohet nga Benito Villamarin.
27-vjeçari ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon, ka realizuar tre gola dhe ka bërë gjashtë asistime.
Fekir pëlqehet nga Arsenali dhe Topçinjtë do të hidhen në sulm për ta transferuar francezin në merkaton e verës.