Elseid Hysaj i ofrohet gjigantit italian!

Elseid Hysaj tashmë e ka vendosur që të largohet nga Napoli këtë verë dhe ka gjetur skuadrën e ardhshme ku dëshiron të vazhdojë karierën.

Mbrojtësi shqiptar ka disa vite që është pjesë e Napolit mirëpo tashmë është duke kërkuar një transferim tek skuadra e Milanit.

Milannews.it raporton që mbrojtësi shkodran i është ofruar vetë Rossonerëve dhe bisedimet janë duke shkuar në rrugën e duhur.

Diogo Dalot këtë verë do të rikthehet tek Manchester United kështu që Pioli është në kërkim të një mbrojtësi tjetër të djathtë.

Hysaj është emri i duhur edhe për arsye që ai mund të transferohet tek kjo skuadër me parametra 0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here