Milan, Juventus apo Inter? Dzeko ka gjetur skuadrën e re!

Edin Dzeko ka vendosur që të largohet nga skuadra e Romës gjatë kësaj vere dhe gara për të ka qenë shumë e nxehtë por tashmë mesa duket është mësuar ardhmëria e tij.

Inter po mendon për transferimin e tij gjatë kësaj vere dhe tashmë ka gati ofertën për ta bindur boshnjakun të vijë në Milano.

Ai këtë sezon ka vuajtur nga dëmtimet e shpeshta dhe marrëdhëniet me trajnerin Paulo Fonseca kanë qenë shumë të acaruara.

Neroazzurët kanë bërë gati një ofertë prej 4 milionë eurosh në sezon, shifër kjo që duket se ka kënaqur Dzekon i cili pritet të njoftojë largimin e tij nga Giallorossët javët e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here