Junior Firpo është duke e luajtur sezonin e tij të fundit te Barcelona.
Mbrojtësi domenikan nuk ka arritur të bind në Camp Nou, megjithatë interesimi për shërbimet e tij nuk mungon aspak.
Firpo sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasiqë interesim për të kanë shfaqur Milan, Inter dhe Napoli.
Barcelona pritet të arkëtojë 15 milionë euro nga shitja e tij dhe me këto para Blaugranët do të transferojnë pasuesin e tij.
Todo Fichajes, raporton se Katalanasit synojnë transferimin e Alfonso Pedrazaz nga Villarreali.
24-vjeçari ka luajtur 33 ndeshje këtë sezon, ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Barcelona do të ofrojë 15 milionë euro për shërbimet e tij.