Harry Kane mund të largohet nga Tottenham në fund të sezonit.
Sipas Times, sulmuesi anglez është në krye të listës së dëshirave të Pep Guardiola për merkaton e verës, menjëherë pas Erling Haaland.
Norvegjezi i Borussia Dortmund është ëndrra, por nëse Qytetarët nuk do të arrijnë ta marrin, atëherë do të hidhen në sulm për Harry Kane.