Formacionet zyrtare: San Marino – Shqipëria, Kombëtarja kërkon fitoren

    Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e tretë në Grupin i (ku bëjnë pjesë Anglia, San Marino, Polonia dhe Andorra)

    Skuadra e drejtuar nga Reja do të përballet me San Marino jashtë fushe dhe do të kërkojë fitoren e dytë në grup pasi e nisi me sukses ndaj Andorrës dhe më pas humbi ndaj Anglisë në shtëpi.

    Kthehet mbrojtja me titullar Arlind Ajeti. Në krah tij Gjimshiti dhe Veseli.

    Kurse Hysaj dhe Lenjani në korsitë e djathtë dhe të majtë.

    Mesfusha qendrore me tre me Bare, Memushaj dhe Ramadani. Në sulm Manaj dhe Broja, në një skemë 3-5-2.

    Formacioni startues i San Marinos: Benedettini; Battistini, Fabbri, Simoncini, Rossi, Palazzi; Tomassini, Golinucci, Mularoni; Nanni, Berardi.

    Formacioni startues i Shqipërisë: Strakosha; Ajeti, Veseli, Djimsiti; Hysaj, Ramadani, Bare, Memushaj, Lenjani; Manaj, Broja.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here