Shkëmbim spektakolar: Bentancur te Bayerni, ylli i Bavarezëve te Juventusi

Juventus dhe Bayerni i Mynihut kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës!

E përditshmja italiane Tuttosport, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Juventus dhe Bayern mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e verës.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Rodrigo Bentancur dhe Leon Goretzkas. Bentancur është në qendër të kritikave pasi po bën një sezon të dobët.

Uruguaiani do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, ndërsa interesim për të ka shfaqur Bayerni.

Në këmbim të Bentancur, Biankonerët ia kanë kërkuar Bayernit kartonin e Leon Goretzkas.

Vlera në treg e Bentancur dhe e Goretzkas është e njejtë dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here