Locatelli tek gjiganti italiane, nuk bëhet fjalë për Interin!

Mesfushori i Sassuolos, Manuel Locatelli është një prej emrave më të kërkuar gjatë verës së kaluar nga shumë skuadra të mëdha italiane dhe tashmë Juventus ka vendosur për ta çuar deri në fund transferimin e tij.

Tuttosport raporton se Zonja e Vjetër është përqëndruar në arritjen e një marrëveshjeje me të.

Locatelli u transferua nga Milan tek Sassuolo në formë huazimi në vitin 2018 dhe më pas u shit përfundimisht në 2019.

23 vjeçari ka konsoliduar veten tek kjo skuadër dhe tani është padyshim njëri prej mesfushorëve më të mirë në Serie A dhe Milan është penduar shumë për shitjen e tij.

Biankonerët nga ana tjetër janë të gatshëm për një shifër deri në 40 milionë euro për të siguruar blerjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here