Manchester City është raportuar që nuk është më e interesuar për të siguruar shërbimet e Lionel Messit.
Ylli argjentinas mund të largohet këtë verë nga Barcelona por tashmë ka një destinacion më pak.
Por ajo që raporton Diario Sport është se 6 herë fituesi i Topit të Artë është duke planifikuar që të qëndrojë akoma në Camp Nou.
Juan Laporta që është zgjedhur përsëri president i Barcelonës është zotuar për ta bindur atë që të qëndrojë në Barcelonë.
Zërat që vijnë më së fundmi deklarojnë që skuadra e Guardiolës as nuk do të tentojë më që të futet në bisedime me argjentinasin.