Goditje me kosto zero, Julian Draxler te gjiganti italian

Julian Draxler te gjiganti italian me parametra zero.

Sulmuesi i PSG, Julian Draxler në fund të sezonit do të largohet nga Parku i Prinacave dhe sipas raportimeve të fundit karrierën do ta vazhdojë në Itali.

Draxler ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon, ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Milan synon transferimin e Draxler me çdo kusht.

Përveç faktit se mund ta transferojnë me parametra zero, Rosonerët e shohin edhe si një përforcim ideal gjermanin, pasiqë do të përshtatej mirë në skemën 4-2-3-1.

27-vjeçari mund të luaj nga krahët e sulmit, para sulmit, por edhe në mesfushë, prandaj Rosonerët e dëshirojnë me çdo kusht.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Draxlerin mund ta shohim në verë me fanellën e Milanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here