Shkëmbim spektakolar: Donny van de Beek transferohet në Serie A

Mesfushori holandez drejt transferimit te gjiganti italian.

Mesfushori i Manchester United, Donny van de Beek sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Old Trafford në fund të sezonit.

Holandezi nuk bën pjesë në planet e Solskjaer dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.

Calcio Mercato, raporton se Biankonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Unitedit kartonin e Adrien Rabiot në këmbim të van de Beek.

Gjasat për arritjen e marrëveshjes janë të mëdha, pasiqë vlera e tyre është e përafërt në treg.

Van de Beek ka luajtur 27 ndeshje këtë sezon, ka realizuar një gol dhe ka bërë një asistim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here