Kriza ekonomike, Inter detyrohet të shesë yjet e saj!

Inter këtë verë do të jetë e detyruar që të shesë disa yje të skuadrës për shkak të krizës ekonomike dhe borxheve të mëdha që janë akumuluar ndër vite.

I pari që mund të largohet pritet të jetë është Romelu Lukaku i cili ka një çmim prej 120 milionë eurosh dhe mund të jetë i sakrifikuari i parë i Suning Group.

Mirëpo belgu nuk pritet të jetë largimi i vetëm nga Neroazzurët për shkak se Arturo Vidal, Aleksandar Kolarov janë dy largime që janë të sigurta për këtë verë.

Atletico Madrid dhe Bayern Munich kanë shfaqur interesim për Nicolo Barella dhe Stefan De Vrij, Alessandro Bastoni, Marcelo Brozovic, Christian Eriksen dhe Milan Skriniar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here