Wijnaldum në Serie A por jo tek Interi!

Giorginio Wijnaldum është njëri prej mesfushorëve më të kërkuar muajve të fundit dhe tashmë në garë për të ka hyrë edhe Juventusi dhe tashmë Interi mbetet në plan të dytë.

Futbollisti tashmë ka konfirmuar që këtë verë do të largohet nga Anfield pasi nuk do të rinovojë më kontratën me kampionët e Premier League.

Juventus do të largojë disa mesfushorë gjatë merkatos së verës dhe 30 vjeçari holandez mund të jetë pjesë e Zonjës së Vjetër pasi Pirlo ka nevojë shumë për emra të rinj në mesfushë.

Këtë sezon ai ka zhvilluar 40 ndeshje për Liverpoolin duke arritur të shënojë edhe 3 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here