Liverpooli deklason Arsenalin në derbin e javës në Premier League

Liverpool ka marrë një fitore jetike mbrëmjen e sotme për zonën Champions, teksa ka mposhtur me shifrat 0-3 Arsenalin brenda në Londër.

Triumf spektakolar i djemve të Klopp, që zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë.

Fraksioni i parë edhe pse u dominua i gjithi nga “The Reds” nuk solli asnjë gol dhe rezultati u fiksua 0-0.

Në minutën e 61’ erdhi dhe ndryshimi i rrjedhës së takimit, pasi u aktivizua në lojë heroi Diogo Jota. Vetëm 3 minuta i mjaftuan portugezit për të shkundur rrjetën me një goditje me kokë.

Më pas, në minutën e 68’ ishte Salah që ndëshkoi Lenon pas një finalizimi perfekt. Mbrëmja spektakolare nuk mbaroi për Diogo Jotan, i cili shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 82’, duke kompletuar fitoren 0-3, që e çon Liverpoolin në kuotën e 49 pikëve, vetëm 2 më pak se Chelsea i vendit të katërt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here