Marotta mposhtë Nedved për yllin e La Ligas!

Inter dhe Juventus janë në garë të ashpër për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Sevillas Joan Jordan i cili po shikohet si një futbollist tepër i rëndësishëm për të dy gjigantët e Italisë.

Në një moshë 26 vjeçare dhe me një potencial të jashtëzakonshëm fizik, Jordan është shndërruar në një ‘diamant’ për skuadrën e Sevillas e cila kërkon hiç më pak se 35 milionë euro për shërbimet e tij.

Me Arturo Vidal që pritet të largohet këtë verë nga Interi, Antonio Conte ka kërkuar me çdo kusht transferimin e Jordan.

Ndërsa tek Juventus situata nuk është kaq emergjente për shkak se momentalisht kanë një mesfushë të ngarkuar dhe synimi i tyre është shitja e futbollistëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here