Inter ka nevojë për para: Neroaxurët shesin yllin e skuadrës për 70 milionë euro

Inter mbrëmë triumfoi me rezultat minimal në transfertën me Bolognan dhe Neroaxurët tani janë shkëputur tetë pikë nga Milani dhe kanë një ndeshje më pak.

Megjithatë Suning nuk ka gjetur ende zgjidhjen për të shlyer borxhet dhe do të jenë të detyruar të shesin në verë ndonjë yll për të shpëtuar klubin.

Sipas Calcio Mercato, Inter do ta sakrifikojë Alessandro Bastonin, pasiqë oferta stratosferike ka arritur.

Chelsea e dëshiron Bastonin me çdo kusht në merkaton e verës dhe Blutë e Londrës kanë përgatitur 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Chelsea dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here