Bombë nga Spanja: Ousmane Dembele transferohet në Serie A

El Mundo Deportivo ka lëshuar bombën, Ousmane Dembele transferohet te gjiganti italian.

Ousmane Dembele ka gjetur formën e duhur te Barcelona këtë sezon. Sulmuesi francez ka luajtur 35 ndeshje këtë sezon, ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë katër asistime.

Falë paraqitjeve të mira, Dembele ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian, ndërsa Mundo Deportivo, raporton se në garë për 23-vjeçarin është futur edhe Juventusi.

Biankonerët e shohin Dembelen si pasuesin ideal të Dybalas, i cili pritet të largohet nga Zonja e Vjetër.

Fabio Paratici ka kontaktuar agjentin e Dembeles dhe agjenti i francezit nuk ia ka mbyllur derën këtij transferimi.

Dembeles i skadon kontrata me Barcelonën në vitin 2022 dhe në rast se dëshiron largimin, Blaugranët do të jenë të detyruar ta shesin atë në verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here