Moise Kean rikthehet në Serie A të hakmerret ndaj Juventusit!

Moise Kean padyshim që është emri që po e vret më së shumti ndërgjegjen e skuadrës së Juventusit pasi e shitën atë tek Everton.

Tashmë ai po shkëlqen tek PSG ku është huazur nga skuadra angleze mirëpo rikthimi i tij në Serie A po duket më afër se kurrë.

Kean e pëlqen idenë e transferimin tek skuadra e Interit dhe kjo e fundit tashmë ka rikthyer vëmendjen kah ai pasi Romelu Lukaku mund të shitet këtë verë për arsye ekonomike.

Belgu pritet të shitet për 80 milionë euro dhe pastaj rreth 50 milionë do të investohen për ta bindur Evertonin që ta lërë atë të vijë në Milano.

Një marrëveshje Win-Win për Neroazzurët që nga ana tjetër do të arkëtojnë gjithashtu 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here