Gjithçka bëhet e ditur: Iliçiç kërkon transferimin tek gjiganti i Serie A!

Sulmuesi i Atalantas, Josip Ilicic ka shfaqur publikisht dëshirën e tij për tu transferuar tek skuadra e Milanit gjatë kësaj vere.

Për ditë të tëra po flitet që Milan mund të bëj një tentativë për ta sjellur sllovenin në San Siro mirëpo Maldini dhe Massara kanë disa kushte për futbollistin në rast të transferimit të tij.

Ilicic ka një kontratë që skadon në vitin 2022 dhe ai mund të vijë tek Milan për një shifër jo më të lartë se 5 milionë euro pasi Rossonerët nuk e kanë ndërmend të paguajnë më shumë për shërbimet e tij.

33 vjeçari po kërkon largimin nga skuadra bergamase për shkak të marrëdhënieve jo të mirë me trajnerin Gasperini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here