Shkëmbim spektakolar: Dybala në Madrid, ndërsa ylli i Realit te Juventusi

Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldo kanë gjetur zgjidhjen, Paulo Dybala bën gati valixhet, vendin e tij do ta zërë ylli i Realit.

Juventus mbrëmë barazoi në derbin e qytetit me Torinon dhe Biankonerët tani kanë 12 pikë më pak se Interi.

Në verë priten ndryshime të mëdha në klub dhe njëri nga lojtarët që do të largohet nga Zonja e Vjetër është Paulo Dybala.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se Juventusi dhe Reali kanë gati shkëmbimin spektakolar mes Dybalas dhe Marco Asensios.

Ronaldo ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Asensios dhe Biankonerët do tia ofrojnë Realit Dybalan.

Përveç Asensios, Juventus do të përfitojë edhe 20 milionë euro nga ky operacion, pasiqë vlera e Dybalas është me lartë në treg.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here