E pabesueshme: Ja sa do të fitojë Raiola nga shitja e Haaland

    Mino Raiola njihet si një ndër agjentët më të mirë në futboll, teksa ka nën menaxhemin shumë lojtar të njohur si Ibrahimovic, Pogba, Donnarumma apo edhe Erling Braut Haaland.

    Pikërisht për këtë të fundit, Raiola po punon aktualisht, pasi ofertat për Haaland janë të shumta.

    Norvegjezi pritet të transferohet në një ekip të ri gjatë merkatos së verës dhe në operacionin e transferimit Mino Raiola pritet të marrë komisionin e tij.

    Sipas mediave, agjenti do të përfitojë një shifër të pabesueshme, ku bëhet fjalë për rreth 30 milionë euro.

    Pra, ekipi që do të marrë Haaland, përveç të tjerave do të paguajë edhe 30 milionë euro komision për Mino Raiolën.

    Kujtojmë se agjenti ka fituar edhe 10 milionë euro më parë nga transferimi i Haaland nga Salzburgu te Dortmund.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here