Ylli i Interit me parametra 0 tek Milani!

Një lajm i bujshëm ka dalë sot nga Rai Sport, AC Milan po bëhet gati për të tentuar transferimin e Danilo D’Ambrosios.

Agjenti i tij Vincenzo Pisacane u takua dje me Paolo Maldinin dhe diskutuan për mundësinë e transferimit të klientit të tij tek rivalët e qytetit.

32 vjeçari nga Campania do të ishte një përforcim ideal për Stefano Piolin i cili ka punuar me të gjatë periudhës së shkurtër që drejtoi Neroazzurët.

Ai mund të vijë tek Milan me parametra 0 për shkak se Suning po tenton të ulë kostot e pagave dhe D’Ambrosio pritet të jetë njëri ndër të sakrifikuarit e kësaj vere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here