Napoli e kërkon, Zaccagni kërkon transferimin tek kjo skuadër!

Napoli dhe Hellas Verona praktikisht kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Zaccagnit, mirëpo ky i fundit po pret për një thirrje tjetër të Milanit.

Mattia Zaccagni ka shkëlqyer deri më tani në këtë sezon ku në 28 ndeshje të Serie A ka arritur të shënojë 5 gola dhe të asistojë 7 herë.

Mesfushori 25 vjeçar dukej se ishte pranë një marrëveshje me Napolin mirëpo dëshira e tij akoma mbetet AC Milan dhe është duke pritur për një thirrje të Rossonerëve për tu transferuar këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here