Gjigantët e Premier League pas yllit të Milanit!

Një numër i madh i skuadrave të Premier League kanë shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të AC Milan, Franck Kessie, raporton Calcio Mercato.

Bisedimet në mes të 24 vjeçarit dhe Milanit për rinovimin e kontratës kanë ngecur dhe tashmë me një kontratë që skadon në 2022 skuadrat angleze kanë filluar ofenzivën e tyre.

Nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij këtë verë në Premier League pasi atë po e kërkojnë emra të tillë si Manchester United, Arsenal, Liverpool.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here