Bayern refuzon transferimin e Wijnaldum!

Gjiganti gjerman nuk e ka ndërmend që të bëj ndonjë lëvizje për transferimin e mesfushorit holandez.

Abendzeitung ka raportuar që Bayern Munich tashmë ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë që spekuloheshin për transferimin e futbollistit të Liverpoolit i cili do të largohet nga kjo skuadër këtë verë.

Wijnaldum këtë verë pritet të jetë një futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me The Reds dhe është një futbollist që po kërkohet nga Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here