Pedri me paraqitjet e tij këtë sezon me Barcelonën ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane, ku njëra ndër to është Liverpooli.
Mirror raporton që Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës transferimin e spanjollit gjatë kësaj vere.
18 vjeçari është aktualisht në sezonin e parë tek Barcelona dhe qysh tani po vlerësohet si njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë.
Klauzola e tij është rreth 70 milionë euro mirëpo vështirë se Barcelona do të heqë dorë nga një talenti si ai.