Nuk ka rinovuar me Barcën, ylli katalanas mund të përfundojë tek Juventus!

Lajme frytdhënëse po vijnë nga Barcelona sa i përket objektivëve të Juventusit.

Ousmane Dembele raportohet se deri më tani nuk ka zhvilluar bisedime me Barcelonën për të rinovuar kontratën dhe një gjë e tillë po shikohet me shumë kujdes nga Biankonerët.

Francezi është një objektiv i Zonjës së Vjetër dhe kriza ekonomike mund ta detyrojë Barcelonën ta shesë atë këtë verë.

Me një kontratë që skadon në vitin 2022 ky vit duket afati i fundit për katalanasit për shitjen e tij në qoftë se nuk arrihet ndonjë marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Në një marrëveshje për të mund të përdoret edhe kartoni i Paulo Dybalas i cili pëlqehet tej mase nga Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here