Marrëveshja është arritur, Inter ka siguruar goditjen e parë për merkaton e verës me parametra zero.
Beppe Marotta ka filluar të punojë për merkaton e verës dhe është në kërkim të përforcimeve low-cost, pasiqë klubi është në gjendje të rëndë financiare.
Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se Inter ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Real Betis, Aissa Mandi.
Falë paraqitjeve të mira 29-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e Milanit dhe Interit, mirëpo Neroaxurët janë hedhur menjëherë në sulm dhe kanë siguruar shërbimet e tij.
Mandi ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon, ka realizuar tre gola dhe ka bërë dy asistime, statistika mjaftë të mira për një qendërmbrojtës.
Algjeriani ka arritur marrëveshje me Neroaxurët dhe pas përfundimit të sezonit do të firmos kontratë tre vjeçare me Interin.