Manchester City ka kaluar në gjysmëfinalet e UEFA Champions League, pasi ka mposhtur me rezultatin e përgjithshëm Dortmundin 2-4.
Edhe në ndeshjen e kthimit, të besuarit e Guardiolës kanë marrë një fitore 1-2, njësoj si në ndeshjen e parë.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Dortmundin, rezultat që trembi jo pak Cityn, që ndoshta e kishte menduar të lehtë udhëtimin në Gjermani. Bellingham ishte ai që shënoi në minutën e 15’, duke trembur jo pak anglezët.
Sidoqoftë, në fillimin e pjesës së dytë, Emre Can shkaktoi një penallti, që u shndërruar në gol nga Riyad Mahrez. Pas algjerianit ishte radha e Phil Foden, i cili i vuri vulën gjithçkaje.
Në minutën e 75’, anglezi shënoi një gol mjaft të bukur, ku faj ka edhe portieri i vendasve. 1-2 për Manchester Cityn që feston kualifikimin në gjysmëfinale, ku e pret PSG.