Kërkesa e Ronaldos, ylli i Real Madrid në Torino për 104 milionë euro!

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar skuadrës së Juventusit transferimin e mesfushorit të Real Madrid, Casemiro.

Mesfushori brazilian do të tentohet të blihet këtë verë nga Zonja e Vjetër dhe aspekti financiar duket se nuk do të jetë ndonjë problem i madh për kampionët aktual të Serie A.

Kjo verë është mundësia e artë për Biankonerët pasi skuadra spanjolle është në krizë të thellë ekonomike dhe Casemiro mund të sakrifikohet nga Florentino Perez për të siguruar një shumë të majme parash.

Juventus është e gatshme për ti ofruar atij një kontratë 4 vjeçare me një pagë prej 11 milionë eurosh dhe ti ofrojë madrilenëve një shumë prej 60 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here